Elisa Spiropali, kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë

Me 75 vota “pro” dhe 4 “kundër”, Elisa Spiropali është votuar si kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë. Kryeparlamentarja e re e Kuvendit është duke mbajtur fjalën e saj të parë mes revoltës dhe kundërshtisë së opozitës në sallë.

Marketing

Spiropali ka falënderuar Lindita Nikollën për të cilën u shpreh se e ka drejtuar sallën e Kuvendit, siç u shpreh, me një “përkushtim që duket si mbinjerëzor,” teksa u bëri të ditur kolegëve deputetë se dera e zyrës së saj do të jetë gjithmonë e hapur, si për ligjvënësit e majtë ashtu edhe për ata të djathtë.

“Sa më shumë debat në zyrë e sy më sy, aq më pak sherr në këtë sallë. Sa më shumë bashkëpunim paraprak, aq më pak kacafytje të panevojshme në syrin e publikut që është neveritur me skenat e palo komunikimit me gishta në vesh.”

Të vendosur te Foltorja, deputetët e opozitës hodhën shishe me ujë dhe letra në drejtim të kryeministrit i cili më pas u detyrua edhe të ndërronte vendin e të zbriste në sallë.

Marketing