Eljesa Neziri, djali i ish-komandantit të ndjerë Ridvan Neziri emërohet drejtor në Agjencionin për Pronësi Industriale

Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut e udhëhequr nga koalicioni VMRO-VLEN gjatë ditës së sotme ka emëruar një sërë pozicionesh drejtuese të institucioneve në vend.

Marketing

Një ndër emrat që është edhe Eljesa Neziri, i cili është emëruar si drejtor i Agjencionit për Pronësi Industriale-Shkup, si kuadër i Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit.

Kujtojmë që Eljesa Neziri është djali i komandantit tashmë të ndjerë të UÇK-së, Ridvan Nezirit i cili u vra nga shërbimet sekrete në vitin 2003, kështu duke i lënë dy fëmijë jetima, në mesin e të cilit edhe Eljesain asokohe vetëm 7-vjeç.

Ndryshe, emërimi i Eljesa Nezirit si drejtor në Agjencionin për Pronësi Industriale vjen pas një përvoje në pozita udhëheqëse si Higjiena Komunale dhe Drejtoria për të Ardhura Publike.

Po ashtu, Eljesa Neziri ka edhe një karrierë të bujshme sportive me medalje të ndryshme të futsalit vendor dhe ndërkombëtarë.(INA)

Marketing