Elmas: Do të vdesim në fushë për të arritur në Katar

Përfaqësuesja e Maqedonisë të dielën në mëngjes ka zhvilluar stërvitjen e fundit para nisjen për në Porto, ku të martën do të përballet me reprezentacionin e Portugalisë në finalen e madhe për kualifikim në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Marketing

Në këtë takim trajneri i Maqedonisë, Bllagoja Milevski do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e mesfushorit të Napolit, Elif Elmas i cili në takimin ndaj Italisë ishte jashtë përshkak të kartonëve. Kështu të martën ndaj portugezeve Elmas do të jetë armë plus për trajnerin e përfaqësueses së vendit tonë.

“Kjo do të jetë një nga ndeshjet më të vështira dhe më emocionuese për të gjithë lojtarët që jemi këtu. Këto do të jenë 90 minutat tona ku do të mund të realizojmë ëndrrën që nga fëmijëria, për ne si dhe për gjithë popullin tonë. Duhet të dimë së kjo mundësi nuk duhet që të lëshohet. Duhet të japim maksimumin tonë, të vdesim në fushë për të arritur në Katar.

Mendoj se Portugalia individualishtë është më e mirë se Italia. Por do të jetë finale, mendoj se nuk do të nënvlerësojnë edhe pse do të doja. Në çdo aspekt kjo ndeshje do të jetë ndryshe, është finale dhe të dyja kombëtaret janë vetëm 90 minuta larg Botërorit”, deklaroi Elif Elmas.

Takmi mes Portugalisë dhe Maqedonisë do të luhet të martën me fillim prej ora 20:45.