Elmazi: Memorandumi me DESFA forcon sigurinë energjetike dhe mbështet tranzicionin për Ballkanin Perëndimor

Në kuadër të Samitit të 9-të Ballkanik të Energjisë, është nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet kompanisë shtetërore të transmetimit të gazit natyror të Maqedonisë së Veriut, NOMAGAS SHA Shkup, dhe operatorit grek të gazit natyror DESFA. Nënshkrimi u realizua në prani të përfaqësuesve të lartë të sektorit energjetik të rajonit, përfshirë ministren e Energjisë së Maqedonisë së Veriut znj. Sanja Bozhinovska dhe zëvendësministrin grek të Energjisë, z. Nikos Tsafos.

Drejtori i NOMAGAS, Muhamed Elmazi, theksoi rëndësinë strategjike të këtij bashkëpunimi:
“Ky memorandum vë në pah rolin gjithnjë në rritje të NOMAGAS në sigurimin e një furnizimi të qëndrueshëm dhe të sigurt energjie për vendin tonë, por edhe për rajonin. Në të njëjtën kohë, ai mbështet objektivat tona për një tranzicion të suksesshëm energjetik në përputhje me politikat evropiane.”

Partneriteti me DESFA, një nyje kyçe në infrastrukturën energjetike të rajonit, parashikohet të përforcojë ndërlidhjen energjetike dhe të përdorë kapacitetet fleksibël të kësaj kompanie për të ndihmuar në diversifikimin e burimeve energjetike në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë.

Marketing