Elon Musk, njeriu i parë në botë që do të bëhet trilioner

Perandoria e tij e pafundme, nga makinat elektrike, mediat sociale, anijet kozmike e implantet në tru, mund ta bëjë Elon Musk trilionerin e parë në botë. Po, po, e lexuar mirë, trilioneri i parë në botë! 1 mijë miliard dollarë pasuri!
Suksesi i tij në biznes e ka shndërruar në një prej figurave më me ndikim në planetin tonë, e deri tani, bosi i Tesla-s ka një pasuri të konfirmuar rreth 250 milionë dollarë.

Marketing

Por sipas Informa Connect Academy të “Financial Times”, Musk është në rrugën e duhur për të arritur shifrën rekord, 1 trilion dollarë, deri në vitin 2027, shkruan A2 CNN. Informa thekson se çdo vit, pasuria e Elon Musk është rritur me 110%, duke u bërë kështu kandidati kryesor për të kapur 1 trilionëshin.

Por konkurrenca nuk mungon. Kompania e prodhimit të çipave kompjuterikë, Nvidia, po rritet aq shumë, saqë pronari i saj, Jensen Huang, mund të bëhet trilioner në vitin 2028. Sipas “Bloomberg”, pasuria e tij sot arrin në 104 miliardë dollarë. Edhe miliarderi indian Gautam Adani, është në rrugën e duhur për t’u bërë trilioner në të njëjtin vit.

Nëse Musk do t’ia dalë të “kalojë vijën e finishit” i pari, do të varet shumë nga performanca e suksesit të tij më të madh, Tesla-s. Kompania e prodhimit të automjeteve është kompania me vlerën më të madhe në botë, plot 710 miliardë dollarë dhe aty ai ka në pronësi 13% të aksioneve, ose rreth 93 miliardë dollarë. E nëse Tesla vijon të rritet, pasuria e Musk do të tejkalojë 1 trilionëshin. Musk gjithashtu ka 42% të aksioneve te SpaceX, vlera e së cilës llogaritet të jetë 210 miliardë dollarë.