Elsa Lila flet për ditët në burg: U arrestova prej atyre me të cilët kisha …

E ftuar në “Opinion”, ka qenë Elsa Lila. Kjo e fundit ka rrëfyer për 55 ditët që kaloi padrejtësisht në burg. Teksa filllimisht falenderoi të gjithë lexuesit që janë interesuar për historinë e saj në “Mirë se erdhe në Rebibbia”, ajo rrëfeu se pse u burgos në një prej burgjeve më të frikshme të shtetit italian.

Marketing

“U burgosa sepse u akuzova si pjesëmarrëse në një organizatë kriminale për shpërndarje të lëndëve narkotike. Më akuzonin se unë isha një nga krerët e këtij absurditeti.

I vetmi link ishte njohja e miqësia ime me dy prej të akuzuarve, të cilët janë shqiptarë. I njihja pa e ditur se çfarë bëjnë ata. Kur isha në 41 biss, ato dy javë telefoni im u kontrollua në të gjitha celulat.”

Për herë të parë, këngatarja e njohur ndau dyshimet e saj sa i takon burgosjes pa fakte.

“Duke qenë se është absurde që pa prova një person publik, një artiste e nderuar e respektuar të përdorej si lajmmotiv, të përdorej si heroina e kësaj organizate, mbrapa kishte diçka madhore e tendencioze, ndoshta edhe nga këtu…Për të bërë një efekt bilardo, një efekt domino nëpërmjet Elsa Lilës. Për të përdorur Elsa Lilën! Do të thotë që kanë përdorur imazhin tim!”

Ajo thekson se për izolimin thuajse 2 mujor duke qenë e pafajshme, do kërkojë rimbursim në rrugë ligjore.

“Pas 55 ditësh, do ta lexoni në libër, isha e vetmja që kërkova një pyetësor. Prokurori që ndiqte çështjen u bind totalisht nga përgjigjet e mia, nga mungesa e fakteve dhe në celular s’kishte asnjë komunikim me bandat.

Personat në fjalë ishin miq të miqve, që u transferuan në Romë para disa vitesh. Që takoheshim herë pas here për ndonjë kafe, ndonjë birrë. Të gjithë janë brenda! Arrita dhe pata fatin të takoja dhe njerëz shumë dashamirës aty brenda, që më ndihmuan që ato ditë të ishin më të jetueshme”, tregoi artistja.