Elvana Gjata celebron me martesë Jonidën dhe Besnikun, shihni momenti më emocionues në dasmë (VIDEO)]

Dasma mes Jonida Vokshit dhe Besnik Krapit është kryefjala e mediave rozë mbrëmjen e sotme. Çifti i njohur kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë gjatë perëndimit të diellit buzë bregdetit në Durrës. Momenti më emocionues në dasmë ishte ai kur babai e ka shoqëruar Jonidën në altar dhe e ka dorëzuar tek bashkëshorti i saj.

Marketing

Surpriza më e veçantë ishte përzgjedhja që Jonida kishte bërë për celebrimin e martesës. Moderatorja kishte zgjedhur që mikesha e saj më e mirë, Elvana Gjata, të bekonte dashurinë e saj me Besnikun. E emocionuar njësoj si mikja e saj që martohej, Elvana ka lexuar të gjitha betimet dhe ka kurorëzuar me martesë çiftin.

Në fund të betimit dy mikeshat, që e konsiderojnë njëra-tjetrën si motra, kanë shkëmbyer një përqafim të ngrohtë.

Nga videot dhe fotot e publikuara në rrjete sociale shihet se Elvana ka veshur një fustan të gjatë në ngjyrë lejla me pupla në pjesën e sipërme, duke qëndruar gjithmonë në të njëjtën linjë me trendet e fundit të modës.