Elvana Gjata përveç një këngëtare e suksesshme, veten po e sprovon edhe në aktrim.
Ajo ka postuar disa imazhe dhe një video të shkurtër, ku jep detaje për projektin e saj të parë kinematografik.
‘Kaq gjatë e kam pritur këtë moment. Filmi im i parë, e dua këtë komedi me gjithë zemër. Shumë krenare me gjithë ekipin që kanë punuar aq shumë’, ka shkruar Elvana.
Ndryshe titulli i komedisë mban titullin ‘Dy gisht mjaltë’ dhe do të shfaqet në muajin dhjetor në të gjitha kinematë shqiptare.