Humanisti dhe imami shqiptar, Elvis Naçi ka ndarë një postim emocionues në llogarinë Facebook.
Ai ka treguar se Luisi i vogël, që dikur mblidhte bidonë plastike, do të bëhet më shtëpi të re dhe se familja e tij janë mirë në këtë kohë pandemie.
Ky është statusi emocionues i Naçit:
Kemi qarë bashkë Luis, ti sepse nuk doje të hidhje thesin që kishe mbledhur disa bidonë plastikë, e ne kemi qarë sepse ti meriton një jetë më të mirë, një shtëpi si gjithë fëmijët e tjerë, meriton që para teje të jenë librat e shkollës, e jo kazanët e plerave.
Surpriza e bukur e jetës time ishte kur ti iu gëzove një shtëpie të madhe dhe të bukur, bashkë me motrat e vëllain tënd.
Babait tënd i gjetëm punë, dikush iu lidhi një pension dhe jeta jote ndryshoi Luis, e nuk të duhet më të bredhësh për të mbledhur kanaçe dhe bidona. Sot të duhet vetëm të mësosh, mos harro më ke bërë një premtim publik se do mësosh shumë, une do të vi përsëri por kësaj rradhe nuk do të takohemi si më parë, por në dhomën tënde, me librat e tua përballë…
Në kohën e KoronaVirusit ju sot jeni mirë dhe shumë familje presin të ndihmohen, presin të ndërtojmë e rindërtojmë shtëpitë, ndaj sot lutemi që Zoti të na ndihmojë, ta kalojmë këtë sfidë të 🦠 dhe ashtu si Luisi të lumturojmë shumë fëmijë të tjerë…