Ema Andrea thumbon artistët: ‘Nuk vijnë në shfaqje për inate personale!’

Puntata e fundit e emisionit “Soiree” me Jonida Shehun ishte e gjitha e dedikuar librit, artit dhe letërsisë.

Marketing

Kjo në përputhje edhe me javën, kur çeli siparin edhe Panairi i 21-të i Librit në kryeqytet.

Një nga të ftuarat e kësaj mbrëmje ishte edhe artistja e njohur Ema Andrea, e cila me batuta, pak nga vera e pak nga karakteri i saj i drejtpërdrejtë, ka thënë disa të vërteta ndoshta të hidhura për rrjetin e artistëve.

Teksa Enkel Demi, të cilin tashmë mund ta gjeni në librari me emrin Tom Kuke, po diskutonte lidhur me pseudonimet në veprat artistike, Andrea ka ndërhyrë duke u shprehur se në një farë mënyre këto pseudonime janë të nevojshme për shkak se profesioni në fjalë është “punë qokash”.

“Profesioni ynë Keli, është punë qokash. Ne nuk shkojmë në shfaqje sepse e dimë kush e bën përshembull.. luan Suela. Kjo bëhet jo vetëm mes nesh, por edhe mes publikut!”, – shprehet Ema Andrea.

Epo, nëse arti… profesioni më i lirë [në termin e lirisë] ka të tilla probleme, atëherë ç’mund të themi për profesionet e tjera?