Pavarësisht moshës, të gjitha ëmbëlsirat pa përjashtim të cilat kanë përmbajtje yndyre, na dëmtojnë kujtesën tonë. Studimi i kryer me 1000 njerëz të shëndoshë, nxori në pah problemet që na shkaktoheshin nga konsumimi i biskotave apo ëmbëlsirave të ndryshme me përmbajtje yndyre.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar se yndyrat që mund të gjenden tek biskotat, ëmbëlsirat dhe ushqimet e përpunuara, mund të kenë një efekt të dëmshëm mbi kujtesën. Një studim i kryer me 1000 njerëz të shëndoshë të moshave nën 45–vjeç, vërtetoi se ata të cilët konsumonin yndyrën, kishin rezultate më të këqija se ata të cilët i qëndronin larg konsumit të ushqimeve me yndyrë.
Kërkuesit kanë studiuar vetëm personat të cilët nuk kanë qenë të diagnostikuar me sëmundjet e zemrës.