Emërohen drejtorë të rinj në 10 institucione shëndetësore

Drejtorë të rinj u emëruan në 10 institucione shëndetësore publike në mbarë shtetin. Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se në ditët e kaluara, ministri Arben Taravari ka emëruar ushtrues u.d. drejtorë të rinj në 10 institucione shëndetësore publike.

Marketing

U.d. drejtor i ri  në Qendrën për Shëndet Publik – Shkup është Muamet Demiri. Në Spitalin Klinik të  Shtipit – Vladko Zahariev.  Në Spitalin e Përgjithshëm- Kërçovë është  Maja Cvetanovska Trajkovska, ndërsa në Spitalin e Përgjithshëm i Strugës është Vladimir Bunçevski. Në  Spitalin e përgjithshëm me aktivitet të zgjeruar Dibër – Sevdije Koxha. Në
Qendrën Shëndetësore Strugë është Arben Labenishti.  Zhan Lozanovski është emëruar u.d drejtor në Spitalin Psikiatrik -Demir Hisar, Herolind Sakipi në Qendrën për Shëndet Publik – Kumanovë,  Bllagoja Kitanovski në Spitalin e specializuar për parandalimin, trajtimin dhe rehabilitimin e sëmundjeve kronike të frymëmarrjes jospecifike dhe alergjike – Oteshevë, ndërsa Bashkim Shabani në  Klinikën Universitare për Urologji