Emerson Mnangagwa edhe zyrtarisht president i ri i Zimbabves

Emmerson Mnangagwa ka fituar zgjedhjet presidenciale të Zimbabves, sipas komisionit zgjedhor të këtij vendi.
Me të gjitha 10 provincat e deklaruara, Mnangagwa fitoi 50.8% të votave, krahasuar me 44.3% për kreun e opozitës, Nelson Chamisa.

Marketing

Policia largoi zyrtarët e opozitës nga hapësira e komisionit zgjedhor kur ata refuzuan rezultatet.
Kryetari i Aleancës MDC, Chamisa tha se numërimi nuk mund të verifikohet.

Duke fituar më shumë se 50% të votave, Mnangagëa shmangu balotazhin kundër Chamisa.
Presidenti në Twitter e quajti rezultatin “një fillim të ri”.

Mnangagwa, nga partia qeverisëse Zanu-PF, mori detyrën si president në nëntorin e kaluar nga udhëheqësi që qëndroi gjatë në pushtet, Robert Mugabes.

Marketing