Emery drejt shkarkimit. 152 mln paund për Champions League

Unai Emery rrezikon ta mbyllë aventurën me Arsenalin para përfundimit të kontratës nëse dështon për të rikthyer skuadrën londineze në Ligën e kampioneve.

Marketing

Shpenzimet e shumëkërkuara në merkato nga trajneri shkuan në shifrën e 152 milionë paundëve por hierarkia drejtuese kërkon që ky sezon të mos përsëritet me ndeshjet në Europa lig, duke imponuar rikthimin në elitën e futbollit kontinental.

Topçinjtë aktualisht janë të tretët në kampionatin anglez, vend i mjaftueshëm për të siguruar objektivin. Por aksionerët kanë paralajmëruar shkarkimin në rast se rrëshqitja do të jetë në një pozicion të papranueshëm, jashtë zonës së Champions.

Një tjetër problem për ekipin londinez është mesfushori turko gjerman Mesut Ëzil, që paguhet 350 mijë paund në javë por ka luajtur vetëm dy ndeshje këtë sezon.

Futbollisti teknik ka vuajtur për të bindur trajnerin Unai Emeri’ dhe mund të shite që në merkaton e janarit. Arsenal ka bërë shpenzime të konsiderueshme në verë për të thyer mallkimin e mungesës në Champions prej 3 vjetësh.

Ekipi londinez theu rekordin historik në klub me 72 milionë paund për sulmuesin Nikolas Pepe, një transfertë që po rezulton e dështuar.