Emigrimi i shqiptarëve,Henze: Për 5-6 vite në Shqipëri do jetojë vetëm mosha e tretë

Këshilltari ekonomik pranë CDU-së Martin Henze tha se nëse në Shqipëri fenomeni i largimeve vazhdon me këtë ritëm, pas 5-6 vitesh në vend do të jetojnë vetëm moshat e treta.

Marketing

Në aktivitetin e organizuar nga opozita për “Sfidat dhe Zgjidhjet ne shendetesi”, Henze, u shpreh se një model PPP-je pa të rinj nuk mund të funksionojë.

Martin Henze: Shqipëria ndodhet përpara një problemi të jashtëzakonshëm. Të rinjtë largohen nga vendi, në zonat ruralë ka një braktisje masive dhe ndryshime të madhe demografike. Këto ndryshime demografike nuk po ndodhin vetëm në Shqipëri, por janë dramatike në Shqipëri, sidomos pas zhvillime të Shqipërisë në vitet e fundit.

Sa më pak shpresë të kenë të rinjtë për një të ardhme dhe perspektive në Shqipëri, aq më i madh do të jetë presioni ndaj tyre që të largohen. Çka do të thotë që presioni në 5-6 vitet e ardhshme do të rrite për ata që do të mbetet në Shqipëri më mënyrë që të financojnë sisteme të ndryshme dhe ndoshta Shqipëria do të kthehet në një vend për turizmin e moshave të treta, ku vetëm mosha të treta do të jetojnë.