Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj ka thënë mendimin e saj për atë që duket se është kundërpërgjigje për koncertet që Ceca, këngëtarja e turbofolkut serb do të ketë në Malin e Zi.
Pa përmendur emra, Çunmulaj është shprehur:
“Nuk jam kundër artit, nuk jam kundër muzikës se jam rritur me atë muzik në Mal të Zi dhe e dëgjoj. Por po valla, jam kundër me më ardhë dikush në breg të shtëpisë të më këndojë këtu që burri i saj ka vrarë me mijëra njerëz të pafajshëm. Por gjithkush ka të drejt në zgjedhjet e veta. Kaq prej meje”.
Në bazë të kalendarit, Ceca do jetë në Budva dhe disa qytete tjera të Malit të Zi përgjatë muajit gusht.
Në njërin nga këto koncerte, hyrja është 25 euro.