Presidenti francez Emmanuel Macron po hetohet për financim të paligjshëm të fushatave të tij elektorale të 2017 dhe 2022.
Sipas gazetës franceze Le Parisien, hetimi u hap më 20 tetor dhe ka të bëjë me lidhjet midis Emmanuel Macron dhe firmës së konsulencës McKinsey, së cilës presidenti dyshohet se i besoi detyra publike në mënyrë të paligjshme, në këmbim të mbështetjes ekonomike për garën elektorale.
Pas publikimit të lajmit, Prokurori Financiar Kombëtar (Pnf) konfirmoi ekzistencën e dy dosjeve, njëra për falsifikim të buxheteve të fushatës dhe tjetra për “favorizim”, një vepër penale e parashikuar nga kodi francez. Një nga tre gjyqtarët hetues që investigojnë çështjen është Serge Tournaire, i njohur për akuzën e ish-kryeministrit François Fillon dhe ish-presidentit të Republikës Nicolas Sarkozy