Emmanuel Macron nën hetim për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore

epa10294068 French President Emmanuel Macron delivers a speech to managers of industrial sites during a meeting to reduce carbon intensity in France, at the Elysee Palace, in Paris, France, 08 November 2022. President Macron met the managers of 50 industrial sites in France that emit the most greenhouse gases (GHGs) as well as the promoters of low-carbon solutions, to find an opportunity to implement ecological planning for industry and achieve emission reductions in line with the climate commitments. EPA/Mohammed BADRA / POOL

Presidenti francez Emmanuel Macron po hetohet për financim të paligjshëm të fushatave të tij elektorale të 2017 dhe 2022.

Sipas gazetës franceze Le Parisien, hetimi u hap më 20 tetor dhe ka të bëjë me lidhjet midis Emmanuel Macron dhe firmës së konsulencës McKinsey, së cilës presidenti dyshohet se i besoi detyra publike në mënyrë të paligjshme, në këmbim të mbështetjes ekonomike për garën elektorale.

Marketing

Pas publikimit të lajmit, Prokurori Financiar Kombëtar (Pnf) konfirmoi ekzistencën e dy dosjeve, njëra për falsifikim të buxheteve të fushatës dhe tjetra për “favorizim”, një vepër penale e parashikuar nga kodi francez. Një nga tre gjyqtarët hetues që investigojnë çështjen është Serge Tournaire, i njohur për akuzën e ish-kryeministrit François Fillon dhe ish-presidentit të Republikës Nicolas Sarkozy

Marketing