Emmerson: Specialja s’ka paraqitur prova se Veseli ndërhyri në drejtësi

Mbrojtja e Kadri Veselit ka paraqitur përgjigjen e saj ndaj Kërkesës Urgjente të Prokurorisë për ndryshimin e kushteve të paraburgimit dhe vendimit të Trupit Gjykues.

Marketing

Sipas mbrojtjes së Veselit, Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë për përpjekjen e Veselit për të ndërhyrë në drejtësi apo penguar procedurën, raporton Klan Kosova.

“Provat e ofruara nga SPO dhe vëllimi shumë më i madh i materialit të zbuluar si prova shfajësuese sipas Rregullës 103, tregojnë Veselin duke u përfshirë në një model bisedash krejtësisht të pafajshme, në të cilat ai thekson rëndësinë e parimit themelor që askush nuk duhet t’i afrohet ndonjë dëshmitari të rastit pasi kjo do ta dëmtonte atë, në vend që ta ndihmonte. Është plotësisht në përputhje me deklaratën publike që ai lëshoi kur u arrestua, dhe që u lexua në procesverbalin e gjykatës në paraqitjen e tij të parë”, ka potencuar mbrojtja e Veselit.

Kujtojmë se së fundmi, ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen nga Gjykata Speciale si të akuzuar për krime lufte, u janë ndaluar telefonatat dhe vizitat në burg me arsyetimin se kanë tentuar të ndërhyjnë te dëshmitarët.