Trupi ynë flet dhe ndonjëherë gjendja jonë fizike mund të lidhet me emocionet tona. Kur ne nuk i shkarkojmë ndjenjat negative, ato mund të shfaqen në probleme fizike
Sa më shumë t’i shprehni emocionet tuaja, aq më pak do të sëmureni. Po, po besojeni sepse është e vërtetë.
Më poshtë do të lexoni disa arsye psikologjike në lidhje me sëmundjet e zakonshme që na ndihmojnë për të shmangur çështjet e panevojshme shëndetësore.
Frika mund të shkaktojë alergji dhe pezmatim të lëkurës
Disa studiues thonë se disa kushte të zakonshme alergjike mund të lidhen me shëndetin mendor. Ekzema, temperatura e lartë dhe astma mund të shkaktohen nga sëmundjet mendore.
Ju mund të keni vuajtur nga alergjitë për vite me radhë, por nuk e dini ende. Frika që ndjeni mund të shkaktojë këtë gjendje. Simptomat e astmës dhe dermatitit mund të përmirësohen ose të shërohen duke ulur ngarkesën e faktorëve psiko-socialë.
Fiksimi mund të shkaktojë probleme me peshën
Problemet me peshën mund të shkaktohen nga fiksimet e ndryshme që njerëzit krijojnë në mendjen e tyre. Ju mund të jeni shumë të shqetësuar për rrudhat, gjoksin e vogël apo pjesë të tjera të trupit.
Të kujdeseni për trupin është një gjë shumë e rëndësishme, por fiksimi i madh drejt perfeksionit mund të çojë në rezultate të padëshiruara ose të rrezikshme.
Frika dhe fiksimi bashkë mund të shkaktojnë simptoma të sëmundjeve të ndryshme në të njëjtën kohëJu mund të shqetësoheni për një sëmundje serioze, edhe nëse nuk ka një arsye për t’u frikësuar. Më vonë, duke menduar shumë për këtë, filloni të ndjeni simptoma në trupin tuaj.
Frika dhe fiksimi mund ta shkaktojnë këtë gjë. Ndonjëherë ndodh që i mbivlerësojmë problemet. Fiksimi për ndjenjat negative e bën situatën akoma edhe më të keqe dhe mund ta bëjë sëmundjen reale.
Vetë-kritikimi dhe frika mund të shkaktojnë dhimbje koke dhe migrenë
Kritikimi i vetes, vetëbesimi i ulët dhe frika e brendshme janë të gjitha arsyet që mund t’ju shqetësojnë gjatë gjithë kohës. Ju mund të ndiheni të nënvlerësuar dhe duhet të punoni shumë për ta falur veten në momente të caktuara.
Ju keni shumë informacion në kokën tuaj. Ndonjëherë ne presim shumë nga vetja jonë dhe kjo gjë mund të shkaktojë probleme të tjera fizike. /Telegrafi/