Emocionon boksieri shqiptar: Sot do të fitoj për babain tim të ndjerë, për të gjithë shqiptarët

Boksieri shqiptar nga Tërnoci, Shefat Isufi sonte në Mynih të Gjermanisë bokson për titullin e botës për brezin WBF.

Marketing

Kundërshtari i Isufit është Grigor Saruhanian, i cili ka 16 fitore, pesë barazime dhe një humbje, ndërsa meçi pritet të fillojë nga ora 23:00.

Boksieri nga Tërnoci para këtij meçi ka shkruar në ‘Facebook’ se do të fitojë për babain e tij të ndjerë dhe për mbarë shqiptarët.

“Sot do të fitoj për Babain tim të ndjer, për familjen, për Tërnocin dhe për gjithë shqiptarët”, shkroi ai.

Boksieri Isufi ka 38 ndeshje prej të cilave 32 i ka fituar, në 2 ka barazuar dhe në 4 ka humbur.