Emra të njohur funksionarësh në Maqedoni nën hetime

Emra të njohur të zyrtarëve të lartë në Maqedoninë e Veriut ndaj të cilëve janë deponuar akuza për dyshime për korrupsion dhe veprime të paligjshne.

Marketing

Gjithë këtë punë e ka bërë kabineti i zëvendëskryeministres për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska, e cila ka dërguar deri te institucionet akuza për sjellje të mundshme korruptive dhe kanë nisur procedurat.

Këto dyshime Kabineti i merr ose përmes qytetarëve, përmes qendrës së thirrjeve për këtë qëllim, ose përmes bashkëpunimit me Komisionin Antikorrupsion apo sektorin civil.

Në një intervistë për Faktor, Grkovska zbuloi më shumë detaje rreth luftës së kabinetit të saj kundër korrupsionit.

“Për një akt kemi marrë reagime se tashmë është vepruar, dhe për disa raste të tjera kemi marrë reagime se puna ka filluar. Nuk e dimë se si do të jetë rezultati, sepse nuk jemi këtu dhe as nuk duam të vihemi në një situatë ku të vlerësojmë nëse dikush mund të ndiqet penalisht apo jo. Ka institucione përgjegjëse për këtë dhe jam jashtëzakonisht e përkushtuar që të respektoj pavarësinë e tyre, si dhe përgjegjësinë specifike të secilit prej tyre”, tha Grkovska për Faktor.

Në pyetjen nëse nga këto lëndë të dërguara nga Kabineti dhe për të cilat institucionet kompetente kanë nisur procedurat, ka disa emra të njohur, zëvendëskryeministrja ka thënë sw ka të vërtetë.

Emrat e tyre nuk do të bëhen të ditur ndërkohë që hetimet vazhdojnë.