Emri, 20 protestues bllokojnë rrugën para Kuvendit

Mbishkrime “Zaev tradhtarë”, flamuri me diellin e Kutleshit dhe këngë patriotike… Kështu është atmosfera para Kuvendit në Shkup ku një grup i vogël qytetarësh e bllokojnë tërë ditën qarkullimin rrugor. Ata kërkojnë që Zaev të japë dorëheqje, ose të paktën, të mos e nënshkruajë marrëveshjen me Greqinë. Vlerësojnë se ajo është kapitulim për Maqedoninë, edhe pse disa pranojnë se nuk e kanë lexuar marrëveshjen.

Marketing

Marrëveshja do të thotë fshirje e popullit maqedonas, diçka që ka filluar shumë më herët që në vitin 1912, ndërsa tani po definohet. Këtë do e thosha – tha Elizabeta Matevska, aktiviste.

A e keni parë marrëveshjen, a e keni lexuar?
T’ju them, fillova ta lexoj dhe çfarë t’ju them, u tmerrova – shtoi ajo.
Protestuesit thonë se do ta bllokojnë rrugën sa të munden. Përpiqen që në çdo kohë të ketë të paktën nga 21 persona, pasi ky është minimumi ligjor për bllokimin e rrugëve. Për jehonën e vogël ata i fajësojnë mediat.

24 orë për çdo ditë pasi marrëveshja që do të nënshkruhet është para së gjithash antikushtetuese, jolegale, është tradhti dhe kapitulim – Ana Bobikova- Mijakovska, kryetare e shoqatës së qytetarëve “Prerodba” – (Rilindja).
Përse jehona është e vogël?

Jehona nuk është aq e vogël, të fajësohet vetë populli maqedonas, aq sa ka terr medial këtu, sa informata të dozuara dhe të caktuara transmetohen në opinion.
Por qartë duket, këtu janë 20 njerëz!

Po, njëra është të dorëzohesh dhe tjetër është se në çfarë mënyre manipulohet në opinion.
Për nesër grupi i tifozëve “Komiti” paralajmëruan protesta para Kuvendit.