Emri “Allianz” hiqet nga stadiumi i Mynihut, ka të bëjë me UEFA Champions Leaguen

Finalja e madhe e UEFA Champions League për sezonin 2024/25 zhvillohet në fund të këtij muaji, saktësisht më datën 30-të, mes PSG-së dhe Interit.

Marketing

Stadiumi “Allianz Arena” është duke i bërë përgatitjet e fundit për këtë super event, shkruan Indeksonline

Së fundmi, në stadiumin e Mynihut është hequr emri “Allianz”. Kjo ka të bëjë pikërisht me finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

“Allianz” nuk është më sponsor në UEFA, andaj ka vendosur që t’i heqë shkronjat dhe emrin i stadiumit për këtë finale do të jetë “Munich Football Arena”.

Kjo është finalja e dytë brenda pak viteve në UEFA Champions League që zhvillohet në “Allianz Arena”. Në vitin 2012, Chelsea kishte triumfuar ndaj Bayern Munchen, duke fituar titullin e tyre të parë në histori.

Ky stadium i njohur për të shkruar histori, tani të gjithë sytë i kanë nga PSG-ja, që kërkon titullin e parë.