Enca Haxhiu është një nga artistet që ekspozohet pa komplekse.
Përmes rrjeteve sociale ajo ka arritur mbi dy milionë ndjekës, shkruan “Kosovarja”.
Pas një pauze të gjatë, ditën e djeshme artistja lansoi këngën me titull “Kalle” në bashkëpunim me Navid Zardi.
Të realizuar me videoklip, artistja ka postuar për fansat imazhe nga dukja e saj e veçantë.
Por, ajo që mori vëmendje ishte fotografia e fundit ku këngëtarja ka vendosur njërën dorë në bark i cili shihet të jetë i rrumbullakosur.
Kjo gjë ngrehu dyshimet se Enca është në pritje të ëmbël.
Por, si qëndron e vërteta mbetet të shihet deri në konfirmimin nga këngëtarja.