Ende asnjë informatë nga Kabuli për shtetasin e vrarë të Maqedonisë

MPJ ende nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet afgane lidhur me lajmin se shtetasi i Maqedonisë është rrëmbyer dhe vrarë në territorin e Afganistanit, deklaruan nga Ministria për MIA-n.

Marketing

Nga MPJ theksuan se dje menjëherë pas lajmit kanë dërguar kërkesë për informatë zyrtare deri te institucionet afgane dhe se pas marrjes së informatës zyrtare nga autoritetet në atë vend, sipas procedurave ligjore, do ta njoftojnë Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Mediat e huaja dje paradite lajmëruan se tre persona, nga Maqedonia, Malajzia dhe India janë rrëmbyer dhe vrarë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Sipas zëdhënësit të kryeshefit të policisë në Kabul, Hashmat Stanekai, trupat e tyre janë gjetur, ndërsa pranë tyre ishin edhe kartat e identitetit të tyre. Zëdhënësi saktëson se të tre kanë punuar në kompaninë e dytë më të madhe për ushqim dhe ketering në botë, Sodekso.

Kompania “Sodekso”, për të cilën ka punuar shtetasi i Maqedonisë dhe kolegët e tij të cilët i humbën jetët në atentatin në Kabul, dje shprehu keqardhje përmes kumtesës deri te opinioni.

“Kryetari i kompanisë Denis Mashuel e shprehu ‘trishtimin e thellë dhe tronditjen për këtë humbje tragjike'”, qëndron në kumtesë.

Tre të vrarët në sulmin në Kabul janë me shtetësi të Maqedonisë, Malajzisë dhe Indisë dhe të tre kanë punuar për “Sodekso”-n, kompania e dytë sipas madhësisë për ketering në botë.

Ata janë rrëmbyer, ndërsa pastaj ekzekutuar nga një grup tani për tani i panjohur. Autoritetet afgane besojnë se bëhet fjalë për atentat terrorist, edhe pse asnjë grup tani për tani nuk ka ndërmarrë përgjegjësi për vrasjen.

 

Marketing