Ende nuk dihet kur do ndodh “fshesa” e drejtorëve me 9 apo 16 korrik dhe kush do ndryshohet

A do të bien drejtorët të hënën apo ndryshimet do të shtyhen përsëri për një javë.

Marketing

Sipas informatave të Tv24, është e mundshme që shkarkimet të bëhen edhe më datë 16 korrik. Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se Ahmeti ende nuk ka vendosur se kush do të ndryshohet, por sipas informacioneve nuk do të ketë më shumë se 4 drejtorë.

Sipas informatave jozyrtare, ende është status quo edhe çështja me vendin e drejtorisë së Byrosë për prokurime publike e cila sipas planit fillestar Zaev dhe Ahmeti do duhej ti shkëmbenin.

Sipas burimeve të njejta, në listën e Ahmetit për ndryshime pritet që të gjenden Hekurudha, NP Rrugët e Maqedonisë si dhe Agjensioni për investime të jashtme.

Nga BDI nuk presim takim tjetër liderësh mes dy partnerëve të koalicionit- nga atje thonë që më së shumti marrëveshja do arrihet përmes telefonit.

Kryministri ka paralajmëruar ndryshime të 25 drejtorëve, përfshirë edhe ata të BDI-së, pas fshesës së drejtorëve ai ka deklaruar se fshesë do ketë edhe në qeverisjen lokale.

Zaev operacioni “fshesa”” e ka paralajmëruar menjëherë pas rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, duke paralajmëruar kështu një rikonstruim serioz të kabinetit të tij. Pas shumë shtyrjeve dhe anulimeve, ajo erdhi në realizim me shkarkimin e Dragan Tevdovskit, Hazbi Likës, Suhejl Fazliut dhe rotacionit të Sadulla Durakut si dhe sjelljen e ministrave të rinj në vendet e zbrazëta në fotelet e ministrive në kulturë dhe bujqësi.

Një pjesë e ekspertëve, analistëve dhe opinionit publik rikonstruimin e vlerësojnë si farsë.

Marketing