Ende pa asnjë ndërhyrje në merkato, Slot: Jo të gjithë janë në nivelin e Liverpool

Liverpool ende nuk ka afruar futbollistë në këtë merkato të verës me trajnerin Arne Slot që shprehet se nuk është e lehtë që në këtë “dritare” të verës të gjejnë një lojtar që përshtatet me Liverpoolin, aq më tepër kur niveli te “The Reds” është shumë i lartë.

Marketing

“Unë nuk jam i fokusuar te merkato, por te përgatitjet për sezonin e ri. Këtu te Liverpool niveli është shumë i lartë, kemi lojtarë të shkëlqyer në organikë.

Nuk është e lehtë për ne që të firmosim me një futbollist që i përshtatet nivelit tonë, megjithatë drejtori sportiv Richard, po përpiqet që të pikasë të duhurin. Nuk është se po shohim ndonjë lojtar për një rol të caktuar, mbetemi të hapur para ndonjë mundësie që mund të shfaqet në merkato”, u shpreh Slot./ Super Sport

Marketing