Ende pa u bërë 24 orë nga publikimi, Mozzik arrin milionëshin e parë me “Lass Mal”

Kënga e re e Mozzik po pëlqehet shumë.

Marketing

Reperi Mozzik në orët e para të ditës së djeshme, ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Lass Mal”, mban titullin projekti i ri i Mozzik, të cilin e kishte paralajmëruar javë më parë dhe e solli të shoqëruar edhe me videoklip.

Kënga erdhi në gjuhën gjermane për tregun e huaj dhe po pritet shumë mirë, duke marrë mbi 1 milion klikime në YouTube.

Këtij suksesi padyshim që i është gëzuar shumë vet autori i këngës, i cili ka falënderuar fansat për mbështetjen.