Ende s’dihet kush i preu gypat e oksigjenit në Spitalin e Tetovës

Mbetet edhe më tej i panjohur autori që mëngjesin e djeshëm tentoi prerjen e gypit që furnizon Spitalin klinik të Tetovës me oksigjen. Edhe përkundër hetimeve të kryera nga krim policia e Tetovës dhe Prokurori publik, nga policia e Tetovës thonë se ende nuk ka asnjë gjurmë se kush mund të ketë qenë personi që me aktin e kryer, ka vënë në rrezik jetët e rreth 120 pacientëve me kovid, që ishin të kyçur në mbështetje oksigjen. Një ditë më parë, në orët e hershme të mëngjesit, person deri më tani i panjohur ka tentuar që me mjet të fortë, të dëmtojë gypat e oksigjenit që furnizojnë me oksigjen pajisjet e pacientëve.
I njëjti, ka arritur që të pres dy gypa të oksigjenit, por që për fat të mirë, kanë qenë gypat që kanë furnizuar me oksigjen sallat e urgjencës së re të spitalit, e cila nuk është vënë ende në funksion. Dëmi ishte sanuar gjatë ditës së djeshme./alsat.mk

Marketing