Këngëtarja shqiptare ka sjell në treg këngën e re.
Eneda Tarifa është këngëtarja e dashur për të gjithë e cila ka vendosur që natën e ndërrimit të motmoteve të sillte diçka të re për fansat e saj.
Këngëtarja publikoi prurjen e re muzikore me titull “Dashuri Siberiane” pak orë para se të kalonim në vitin 2021.
Kënga vjen me tekst nga Drita Como dhe prodhuar nga Shpëtim Saraçi, ndërsa për muzikën u përkujdes Edmond Rrapi.