Këngëtarja e njohur Eni Koçi ka paralajmëruar projektin e ri për muajin shtator.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë 23-vjeçarja nga Berati, sipas së cilës nuk bëhet fjalë për një bashkëpunim, por se ky do të jetë një projekt i veçantë.
Ajo ka thënë se projekti është në përfundim e sipër, duke mos dhënë më shumë detaje.
Ndryshe, këngëtarja deri më tash ka marrë zemrat e adhuruesve të saj të shumtë muzikor me hite të shumta, si “Harrove”, “Larg”, “Afër teje”, “Gabimet” dhe shumë të tjera.
Ajo ka nisur të merrej me këndim në moshën 7-vjeçare derisa në moshën 10-vjeç fitoi çmimin e dytë në Festivalin Kombëtar për Fëmijë me këngën “Dhoma me Lodra”.