Enis Bardhi kërkon skuadër të re, mund të bëhet bashkëlojtar i Arbër Hoxhës?

Futbollisti i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, është duke kërkuar skuadër të re dhe gjatë afatit kalimtar të janarit mund të bëjë ndonjë lëvizje.

Marketing

Klubi i Dinamo Zagrebit është ajo që ka shprehur interesim për futbollistin e Trabzonsporit, kjo e fundit e ka larguar futbollistin shqiptar dhe i ka dhënë leje për të gjetur skuadër të re, shkruan Indeksonline

Dinamo Zagrebi nëse dëshiron transferimin e lojtarit shqiptar duhet të bëjë gati afro 4.7 milionë euro, sepse sipas sajtit “Transfermarkt” aq është vlera e futbollistit në fjalë.

29-vjeçari në Superligën e Turqisë zhvilloi tetë ndeshje në këtë gjysmësezon, duke bërë vetëm një asist.

Bardhi ishte transferuar te Trabzonspori gjatë vitit 2022 nga Levante për shifrën 3 milionë euro.

Futbollisti i Maqedonisë së Veriut gjatë karrierës së tij luajti edhe për skuadrat, si: Shkupi, Brondby, Prespa Birlik dhe Ujpesti./Indeksonline/

Marketing