Enis Bardhi pranon të luajë për Valjadolidit

Reprezentuesi i Maqedonisë, Enis Bardhi, po kthehet në Spanjë dhe sipas të përditshmes spanjolle “AS”, ka pranuar të luajë për Valladolidin në të ardhmen.

Marketing

Bardhi pritej që ta ndërpresë kontratën me Trabzonsporin dhe prej sot është anëatarë i ri i Valladolidit. Në betejën për firmën e kapitenit të përfaqësueses së Maqedonisë, Valadolidi arriti që të mposht Espanjollin dhe Rajo Valejkanon.

Për mesfushorin shqipytarë, është një rikthim në futbollin spanjoll pas tre vite, ku më parë ka veshur me sukses fanellën e Levantes.

Bardhi është paraqitur vetëm në tetë ndeshje në Superligën e Turqisë këtë sezon,ndërsa u bashkua me Trabzonsporin, në vitin 2022 nga Levante. Më parë, Bardhi ka luajtur për Ujpeshtin, Prespa Birlik, si dhe ekipet e të rinjve të Brondbit dhe FC Shkupi