Enis Bardhi rikthehet te goli, shënon ndaj Hatayspor në Turqi

Enis Bardhi rikthehet te goli. Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut pas 5 muajve pauzë ka rigjetur rrugën e rrjetës tek skuadra e tij Trabzonspori.

Marketing

Futbollisti shkupjan ka realizuar në fitoren 2:0 të Trabzonsporit ndaj Hatayspor në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të në Superligën e Turqisë.

Të dy golat e fitores për Trabzonsporin u realizuan në pjesën e dytë, pasi fraksioni i parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Sipas SofaScore, Enis Bardhi u vlerësua me notën 8.2, ku përveç golit pati edhe tri pasime kyçe dhe katër duele të fituara. Bardhi tani ka shkuar në kuotën e tre golave të shënuar në elitën e futbollit turk, teksa ka kontribuar edhe me katër asistime.

Trezegeut ishte autor i golit të parë në minutën e 49-të, teksa në të 77-të Enis Bardhi nga jashta zona realizoi një supergol, duke finalizuar shifrat në 2:0 për këtë ndeshje.

Pas këtij triumfi, Enis Bardhi me Trabzonsporin e tin marrin vendin e tretë në Superligën e Turqisë me 40 pikë të grumbulluara. https://twitter.com/MacedonianFoot_/status/1757075372024221820?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1757075372024221820%7Ctwgr%5Ea496c210420a71a54b4cbf9c1672ef2b6d1cec54%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fenis-bardhi-rikthehet-te-goli-shenon-ndaj-hatayspor-ne-turqi%2F