Enis Bardhi: Të fokusuar për rezultat pozitiv

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, pas barazimit pa gola me Armeninë, sot do të përballet me Islandën në Rejkjavik, në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022”. Pas stërvitjes zyrtare, trajneri Blagoja Milevski dhe Enis Bardhi, janë dakord se do të jetë një ndeshje e vështirë, mirëpo besojnë se të gjithë futbollistët që do të jenë në terren, do të japin maksimumin që të vazhdohet seria e rezultateve pozitive.

Marketing

Ndeshjen me Armeninë e kemi lënë pas nesh. Na vjen keq që kemi humbur 2 pikë, mirëpo djelmoshat dhanë maksimumin për fitore. Në fund duket se na mungoi asisti ose prekja e fundit. Tani na pret një ndeshje e vështirë dhe e paparashikueshme. Islanda është një ekip kualitativ dhe sipas asaj që kisha mundësi që të shoh ndaj Rumanisë, mund të them se nuk merituan disfatë. Kemi analizuar kundërshtarin dhe ne duhet të jemi në nivelin më të mirë që të shënojmë rezultat pozitiv, deklaroi Blagoja Milevski, trajner i Maqedonisë.

Mendojë se duhet të koncetrohemi në lojën tonë. Atë që do të merremi vesh para ndeshjes të aplikojmë në terren. Islanda është e fortë, siç tha edhe seleksionuesi, mirëpo shumë punë do të varen nga ne. Duhet të jemi të fokusuar dhe te kemi dëshirë, të zhvillojmë lojën tonë dhe të shkojmë për të shënuar rezultat pozitiv, deklaroi Enis Bardhi, futbollist i Maqedonisë.

Islanda ka shënuar një fitore në katër përballjet e deritanishme, ndërsa Maqedonia ka 2 fitore, një barazim dhe një disfatë. Përballja Islandë-Maqedoni, do të zhvillohet në stadiumin në Rejkjavik, në orën 18.00.