Enrique Iglesias publikoi bashkëpunimin e ri.
Ylli latin Enrique Iglesias është rikthyer me një këngë plot ritëm, e cila titullohet “Futbol y Rumba”.
Këngëtari për këtë projekt bashkëpunoi me Anuel AA, ndërsa këngës vendosën t’ia bashkëngjesin e videoklipin.
Kënga po pëlqehet shumë dhe fansat e tyre thonë se iu është dashur një projekt i tillë ritmik pas periudhës së pandemisë.
Më poshtë mund ta dëgjoni “Futbol y Rumba” nga Enrique edhe Anuel AA, këngë e cila për pak orë kaloi shifrën e 5 milionë klikimeve në YouTube.