Ballina Lajme Maqedoni Enti Shtetëror për Statistikë përgënjeshtron lajmet për anulim të debatit për Regjistrimin

Enti Shtetëror për Statistikë përgënjeshtron lajmet për anulim të debatit për Regjistrimin

Në lidhje me shkrimet e mediave për tërheqjen e propozim-tekstit të ligjit për Regjistrim të popullatës, shtëpitë dhe banesat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020 dhe arsyet e tërheqjes, Enti Shtetëror për Statistikë ashpër i përgënjeshtron lajmet e rrejshme të cilat kanë të bëjnë me interpretimin e neneve të caktuara në Ligj.

Marketing

Debati publik për Propozim-tekstin e Ligjit për regjistrim filloi kah mesi i vitit 2018, me ç’rast opinionin ishte njoftuar me Propozim-tekstin përmes një numri të madh të intervistave në media dhe me debat të gjerë që e ka organizuar Enti dhe në të cilën ishin përfshirë sektori qytetar dhe qendrat hulumtuese, bashkësia akademike dhe mediumet. Pas kësaj faze, Propozim-teksti i Ligjit ishte vendosur në faqen e ENER dhe ishte i arritshëm për vërejtje, komente dhe sugjerime. Duhet të përmendim se nuk ishte marrë asnjë vërejtje.

Në lidhje me respektimin e standardeve, në të gjitha fazat e përgatitjes së Propozim-ligjit për Regjistrim ashpër janë respektuar të gjitha standardet dhe rekomandimet e Kombeve të Bashkuara dhe Eurostat, operacioni i kompletuar tashmë është dhe do të jetë nën monitorim të përhershëm të Eurostat.
Në lidhje me atë pse Propozim-ligji është me flamur evropian, do të dëshiroja të përkujtojmë se vite me radhë, në raportin e Komisionit Evropian, në pjesën e Kapitullit 18-të Statistika, njëra nga kriteret kryesore është zbatimi i Regjistrimit të popullatës, shtëpitë dhe banesat dhe përgatitjet e këtij aksioni statistikor janë mbështetur edhe me IPA programet – 2015 dhe 2017.

Enti shtetëror për statistikë, sikur edhe deri tani, qëndron në dispozicion për çfarëdo lloj sqarimi në lidhje me aktivitetin e regjistrimit dhe dispozitat e Ligjit për Regjistrim dhe ashpër kundërshtohet në nxjerrjen e të pavërtertave në lidhje me këtë operacion statistikor të rëndësishëm të jashtëzakonshëm për vendin në tërësi dhe për çdo individ veçmas.

I inkurajojmë mediumet dhe të interesuarit të drejtohen te Enti për çdo informacion që u nevojitet për shkak të informimit të opinionit të tërësishëm dhe të besueshëm.

Marketing
Exit mobile version