Enver Maliqi, Konzul i shteteve të Bashkuara të Meksikës

Mbrëmë në Konsullatën e Nderit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Kompleksin Park Residence në Shkup, u mbajt një takim dypalësh me Ambasadorin Meksikan Marco Antonio Garcia Blanco për të diskutuar bashkëpunimin aktual midis dy vendeve tona që zgjat pothuajse 20 vite si dhe mundësitë për aktivitete të mëtejshme.

Marketing

Njëkohësisht, ky ishte takimi i fundit zyrtar me Ambasadorin Garcia Blanco, duke pasur parasysh që funksioni i tij diplomatik dhe mandati si Ambasador në Evropën Juglindore ka skaduar, kështu që unë pata mundësinë personalisht, dhe tani e shfrytëzoj këtë mundësi edhe një herë për ta falënderuar publikisht për të gjitha përpjekjet е tij për të avancuar dhe përforcuar marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara të Meksikës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ambasadori Garcia Blanco është një mik i vendit tonë dhe gjithmonë do të jetë i mirëpritur, i uroj shëndet , suksese dhe lumturi në karrierën dhe jetën e tij në të ardhmen.