Enxhi Nasufi moderatore e “Big Brother VIP Fan Club”?

Enxhi Nasufi u tha se do ta moderojë këtë vit “Big Brother VIP Fan Club”.

Marketing

Reality shou nis në janar, e bashkë me të edhe “Fan Club” ku diskutohen çdo javë dinamika me të ftuar të ndryshëm.

Disa nga mediat raportuan se ajo do të jetë prezantuese e programit, ndërkohë që aktualisht është pjesë e “Wake Up”.

Teksa ishte e ftuar në këtë emision, ajo u pyet nëse janë të vërteta këto lajme.

“Nuk di gjë nëna juaj. Ua dhashë përgjigjen”, tha Nasufi.

E pyetur tutje nga Blendi Salaj nëse do donte t’a moderonte, ajo tha: “Sigurisht që po. Po, pranoj të martohem me Big Brother Fan Club, meqenëse ka qenë dhe vit propozimesh”.

Enxhi vlen të ceket se u zgjodh fituese e “Dancing With the Stars Albania”, ku fitoi plot 50 mijë euro.