Epidemia e fruthit në Shkup, regjistrohen 6 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë shpalli gjendje epidemie në Shkup, për shkak të epidemisë së fruthit.

Marketing

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe tha se deri më tani 12 persona janë konstatuar se kanë fruth, ndërsa gjashtë të tjerë tek po analizohen në spitale.

Ministri shpalli gjendje epidemie dhe kështu të gjithë fëmijët që nuk janë vaksinuar nuk guxojnë të dërgohen në shkolla, dhe çerdhe.

Ministri thotë se situata është nën kontroll, dhe po analizohet.

Nga 15 mijë fëmijë të pa vaksinuar që ishin paralajmëruar, vetëm 300 janë vaksinuar ndërkohë dhe ky është një numër tejet i vogël.

Filipçe kujtoi se në disa shtete fqinje ka edhe raste tragjike të fëmijëve të vdekur nga epidemitë.
Filipçe tha se shumica e të sëmurëve janë fëmijë, por ka edhe të rritur, të cilët nuk janë vaksinuar kundër fruthit.