Patologjia më e re e krijuar si pasojë e përdorimit të zgjatur të maskave për tu mbrojtur nga Covid-19 quhet Maskne. Termi vjen nga bashkimi i fjalës mask dhe acne (puçrra).
Epidemiologët thonë se mbrojtja e fytyrës për të shmangur përhapjen e pikave mbetet një nga armët kryesore në dispozicion për të reduktuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit, prandaj mundësia e heqjes dorë nga maska për të qetësuar efektet e Maskne mbetet ende e vështirë. Dermatologu dhe njëkohësisht edhe koordinatori i Shoqërisë Italiane të Sëmundjeve Mjekësore, Marco Romanelli, është shprehur se maskat shkaktojnë një rritje të temperaturës së lëkurës, e cila nga ana tjetër krijon aknet.
Madje sipas tij, dëmtimet që i shkaktohen lëkurës së fytyrës nga mbajtja e mjetit mbrojtës mund të jenë në disa raste të përhershme. Plagët e shkaktuara evolojnë tek disa persona që kanë lëkurë të ndjeshme.
Kryesisht, patologjia Maskne prek më shumë personelin e kujdesit shëndetësor të cilët janë të detyruar të përdorin maska për periudha të gjata për shkak të ndërrimeve të punës në pavijonet Covid.
Sipas Romanellit, maskat nuk dihen mbajtur për periudha të gjata kohore dhe duhen ndërruar çdo 4 orë. Ai shtoi gjithashtu se ende nuk ka fakte të sakta shkencore se përdorimi i tyre të mbron nga virusi SarsCov2.