“Epoka e re”, gazeta më prestigjioze pas UÇK-së

Nga: Ismet Sylejmani

Marketing

“Epoka e re” jetën e vet ka nisur me jetën e Kosovës së lirë e të çliruar nga Serbia pushtuese!

“Epoka e re”, krijesa madhështore e gazetarit legjendar të popullit shqiptar, Muhamet Mavraj, nuk është vetëm gazeta më e guximshme shqiptare.

“Epoka e re” është gazeta më e lavdishme shqiptare, “Epoka e re” është gazeta më kombëtare shqiptare, “Epoka e re” është gazeta që me të drejtë mund të thuhet se është shqiptarja më shqiptare sepse, të tillë, të pashembullt e të pashoq, të madh e gjigant, të papërkulur e të panënshtruar e ka pasur dhe e ka themeluesin e saj, gazetarin më të shquar shqiptar, ish-kryeredaktorin e gazetës “Bota e re”, njërin prej drejtuesve kryesorë të Unionit të Pavarur të Studentëve të Kosovës në kohën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shqiptarin e përmasave heroike, Muhamet Mavraj!

“Epoka e re” pas përfundimit të luftës së UÇK-së është gazeta e cila mund të krahasohet me gazetat më të mëdha e më të fuqishme të botës.

“Epoka e re” me plot të drejtë mund të thuhet se ishte sikur gazeta “Zëri i Popullit” pas LANÇ-së në Shqipëri, sikur “The New York Times” në Amerikë, sikur “The Guardian” në Angli, sikur “Allgemaine Zeitung” në Gjermani e si shumë të tjera të mëdha, prej të cilave mëson ngjarje të mëdha, informohesh për herë të parë e shumë të tjera informacione që vetëm kjo gazetë guxon dhe ka të drejtë e para t’i bëjë publike.

Themeluesi i gazetës “Epoka e re”, gazetari legjendar Muhamet Mavraj, është i vetmi gazetar shqiptar që para dhe gjatë luftës së UÇK-së, kur ishte kryeredaktor i gazetës studentore “Bota e re”, brenda faqeve të saj botonte artikuj të tërë e informacione të gjithanshme nga gazeta “Zëri i Kosovës”, organ i LPK-së.

“Epoka e re” u bë gazeta e parë dhe e fundit që brenda vetes ka dy gazeta të mëdha të së kaluarës: “Zërin e Kosovës” dhe “Botën e re”.

Në faqet e gazetës më të guximshme shqiptare “Epoka e re” iu bë jehonë më e madhe luftës së armatosur çlirimtare të UÇPMB-së e të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Duke qenë se ishte pasardhësja e atyre dy gazetave të mëdha të cilat përfaqësonin historitë e tyre të ndryshme të së kaluarës, themeluesi historik i “Epokës së re”, i papërsëritshmi Muhamet Mavraj, ndërtoi te “Epoka e re” atë gazetë madhështore, trime e heroike, që u bë pasqyruesja e realitetit të ri në Kosovën e lirë dhe zëdhënësja besnike e jetës së popullit shqiptar të Kosovës.

Suksese edhe më të mëdha gazetës së famshme “Epoka e re”!

Shëndet e suksese themeluesit të saj, shokut dhe mikut tim të madh Muhamet Mavraj!

Shëndet e suksese stafit të mrekullueshëm të “Epokës së re”!

Marketing