Epopeja e UÇK-së, Osmani: Duke nderuar epopenë, nderojmë kontributin e gjithsecilit për pavarësinë e Republikës së Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka kujtuar epopenë e UÇK-së, sot kur bota shqiptare po shënon fillimin e betejës së Jasharajve në Prekaz. Krismat e para që shënuan nisjen e luftës drejt pavarësisë se Republikës së Kosovës.

Marketing

“Veprimtaria e familjes Jashari është shëmbëlltyra jonë sot, por edhe e gjithë brezave që do vijnë pas nesh. Duke nderuar epopenë, nderojmë kontributin e gjithsecilit për pavarësinë e Republikës së Kosovës. Lavdi!”, ka shkruar kryediplomati Osmani, njëherazi edhe kandidat i BDI-së për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut.