Era e fortë rrëzon pemët/ Humb jetën një person në Prishtinë

Një person ka humbur jetën pas rrëzimit të një lisi në Prishtinë, konfirmoi Policia e Kosovës.

Marketing

Ndërkaq, një grua, rreth të 30-tave po ashtu është dërguar për trajtim mjekësor.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër po ashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e erërave të fuqishme, janë rrëzuar disa drunj në Prishtinë. Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, u bëri thirrje qytetarëve që t’i shmangin pjesët e qytetit që kanë drunj.

“Ekipet tona të shpëtimit janë në terren dhe po merren me rastet e aksidenteve”, tha ai përmes një postimi në Facebook.