Era e fortë thyen palmat në Durrës (VIDEO)

Moti i keq dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme në disa qytete të vendit. Në qytetin e Durrësit si pasojë e erës së fortë janë rrëzuar disa palma, duke shkaktuar dëme materiale.

Marketing

Fatmirësisht në momentin që kanë rënë palmat nuk ka patur persona në rrugë.

Prej dy ditësh i gjithë Durrësi është i përfshirë nga moti i keq ku stuhitë e erës dhe shiut kanë krijuar mjaft probleme te qytetarët.

Era ka kapur shpejtësinë 25-40 metër për sekondë. Ndërkohë që po ditën e sotme në Durrës është lajmëruar edhe shtyrja e lundrimit të anijeve.  https://youtu.be/-FXpgxj12u0?si=QRzAhf19wzDNU_bu

Marketing