Era Istrefi habit me deklaratën e saj: Është vështirë, jam në procese shumë të ndërlikuara ligjore

Këngëtarja me famë botërore Era Istrefi së fundmi publikoi këngën e re “No Maybes” në bashkëpunim me Arash dhe Ilkay Snecan.

Marketing

Në një status në “Instastory”, Era ka treguar se kënga është e vitit 2018 por vetëm tani kishte mundësi ta publikonte, kjo për arsye të proceseve të ndërlikuara ligjore që ka.

“Të më lancohen këngët pas 2 vitesh që i bëj, përshembull kjo e fundit “No Maybes” për mua nuk është e lehtë se tani jam në tripa tjerë e valë tjetër e kam shumë gjëra më ‘zjarr’. Ama nganjëherë ky është efekt anësor I të qenurit artist ndërkombëtar. Supozoj që çdo e mirë ka edhe ndonjë të keqe. Edhe kjo e fundit, mos më keqkuptoni e du shumë. Eshtë thjeshtë, që mezi po pres me iu lëshu këngë t’reja. Ishalla s’vdes pa. E kur po m’ pysni përse? Eshtë vështirë sepse akoma jam në procese shumë të ndërlikuara ligjore. Ama si gjithçka tjetër që e kam arritur në jetë (faleminderit Zot) edhe këtë kam për ta arritur” shkruan Era.