Hendbollistet e wHC Çair sot dhe nesër do të kenë një sfidë të madhe në Evropë në përpjekjen e tyre për të arritur sukses historik.
Skuadra e Basri Latifit do të përballet me skuadrën çeke Slavia Pragë në fazën e 16-të të Kupës Evropiane.
Çairaset kanë sjellë përforcime në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, rumunen Sofia Chavar, por edhe Slavia Praga ka atutë e saj.
Në skuadrën çeke paraqitet reprezentuesja maqedonase, Angela Jankulovska, e cila u rikthye pas një pushimi të shkurtër nga ekipi dhe po luan në formë të shkëlqyer.
Dy ndeshjet do të luhen sonte dhe nesër me fillim nga ora 18:00 në SC “Jane Sandanski” në Shkup.