Erdogan: Disa vende perëndimore duan përshkallëzimin e luftës në Ukrainë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan ka folur gjatë vizitës së tij në samitin e Pragës p

Për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë.

Marketing

Erdogan u shprehu para gazetarëve se ka disa vende në Europë që preferojnë provokimin dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti, por pa i përmendur me emër.

Më tej, presidenti turk theksoi se  vendi i tij dhe ai vetë janë angazhuar më shumë se çdokush tjetër për arritjen e paqes dhe ndërmjetësimin e marrëveshjeve mes dy palëve.

Ndërkohë, lufta në Ukrainë është në një nga momentet më të tensionuara që nga fillimi i saj, më 24 shkurt.

Kriza e brendshme e Rusisë për humbjen e territorit në Ukrainë, kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore, paralajmërimi i Josep Borrell se jemi në fazën “më të rrezikshme” të luftës. Ngjarjet dhe deklaratat e javëve të fundit tregojnë se konflikti është duke evoluar në një fazë më agresive.