Erdogan: Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të reformohet

Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, ka deklaruar se reforma e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), i cili është i përkushtuar në vullnetin e pesë anëtarëve të tij të përhershëm, tani është më shumë një domosdoshmëri sesa një nevojë.

Marketing

Presidenti Erdogan e theksoi këtë çështje në një mesazh me rastin e 74-vjetorit të themelimit të OKB-së.

Në mesazhin e tij, Erdogan theksoi se OKB duhet të jetë më e drejtë, efektive, transparente dhe efikase për të përmbushur nevojat e sotme.

Sipas presidentit turk, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, në të cilën të gjitha vendet anëtare përfaqësohen në mënyrë të barabartë, duhet të forcohet.

Ai po ashtu theksoi se Turqia, nën kujdesin e ndërmjetësimit të OKB-së, zë një rol drejtues në shumë aktivitete, të tilla si operacionet paqeruajtëse, kundër-terroriste, në ndihma humanitare dhe zhvillimore, si dhe në operacionet e migracionit dhe refugjatëve.

“Një nga qëllimet tona është ta bëjmë Stambollin një qendër të OKB-së”, tha ai, duke shtuar se Turqia ka ndërmarrë hapa të rëndësishme deri më tani. Si rezultat i këtyre përpjekjeve, Stambolli u bë një nga qendrat rajonale të agjencive të ndryshme të OKB-së.

“Në emër të vendit dhe kombit tim, do të doja të shpreh falënderimet e mia për të gjithë ata që bënë përpjekje për paqen, qetësinë, stabilitetin dhe prosperitetin e njerëzimit nën ombrellën e OKB-së”, shtoi Erdogan.

Karta e OKB-së hyri në fuqi më 24 tetor të vitit 1945 dhe shënohet çdo vit si Dita e OKB-së. Në vitin 1971, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së rekomandoi që dita të zbatohet nga vendet anëtare si një festë publike.

Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë Kina, Franca, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-të.

Marketing